Shefja e Shtabit të AKR-së, Dega në Gjilan, Vana Jerliu Ramadani dhe bartësja e listës së AKR-së Vjollca Gagica Matoshi, së bashku edhe me kandidatët për Kuvendin Komunal, vizituan lagjen e 8-të, ku takuan banorët e lagjes dhe në bashkëbisedim shpalosen programin e AKR-se.
Gjatë vizitave të disa bizneseve dhe ecjes përgjatë lagjes, në takim me banorë, Vana Jerliu Ramadani së bashku me kandidatët e listës që ishin të pranishëm premtuan se me AKR-në në qeverisjen e ardhshme, kjo lagje do të ketë mbështetja më të madhe, si investime në rrugë, trotuare, ndriçim të rrugëve e tjera.
Vjollca Gagica-Matoshi bartësja e listës mes tjerash tha se lagjja 8-të nga AKR-ja ka kandidatin Gëzim Ibrahimi dhe ftojmë banorët që 22 tetor të mbështesin me dalje sa me te madhe në zgjedhje dhe me votë per listën e AKR-së.
Nga lista e kandidateve të AKR-së në këtë vizitë ishin edhe Sami Spahiu, Ramiz Ismajli, Shpresa Mehmeti, Fadil Sherifi dhe Venhar Bajrami. Gjithashtu në mbështetje të kandidatëve ishte edhe zv. shefja e shtabit Drita Maliqi.
sponsorizuar nga AKR