Aleanca Kosova e Re (AKR), vlerëson se ky subjekt është shpresa e fundit e gjithë qytetarëve për ndryshimin e shumëpritur nga të gjithë dhe se AKR-ja e Gjilani është ndier e motivuar për këtë, edhe me praninë e liderit të tyre, Behgjet Pacollit i cili sot ka qëndruar në degën e AKR-së në Gjilan, ku është takuar me strukturat e partisë.
“Jam vërtet i entuziazmuar me këtë që po shoh këtu në sallë një energji e re një strukturë shumë punëtore e devotshme për ta përfaqësuar AKR-në denjësisht para qytetarëve. Kosova sot po ballafaqohet me një situatë aspak stabile në aspektin politik dhe shumë regresive në aspektin ekonomik. Neve na presin detyra të rëndësishme që ta ndryshojmë këtë gjendje”, ka thënë Pacolli.
Presidenti i AKR-së ka shtuar tutje se AKR-ja, sot paraqet shpresën e qytetarëve për një Kosovë të zhvilluar ekonomikisht, pa korrupsion dhe me një perspektivë të qartë për rininë e vendit.
“AKR, do të ketë program të qartë lokal për zhvillimin ekonomik të Gjilanit, shumë shpejtë do të hartohet nga ekspertët tanë brenda Degës dhe qendrës dhe do t’i prezantohet qytetarëve gjilanas, ku do të përfshihen në të gjitha kërkesat që janë evidente në secilën lagje dhe fshat” ka thënë i pari i AKR-së, Behgjet Pacolli.