Gjilani sot qendër e aktiviteteve për shënimin e 22 marsit-Ditës Botërore të Ujit

Gjilani sot qendër e aktiviteteve për shënimin e 22 marsit-Ditës Botërore të Ujit

Green Art Center-Prishtina, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapesinor si dhe me Kompaninë Regjionale të Ujit “Hidromorava”,sot në Gjilan mbajtën aktivitetin për shënimin e Ditës Botërore të Ujit-22 marsin.

Përfaqësues të GAC-it, MMPH-së si dhe KRU-së në Gjilan, mbajtën një mori aktivitetesh para anëtarëve të klubeve të gjelbëra, njëherit nxënës të shkollave fillore në komunën e Gjilanit. Nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme atraktive, këtyre nxënësve iu dhanë njohuri të mjaftueshme në lidhje me kujdesin që duhet treguar ndaj ujit dhe rëndësinë e tij jetike për ne.

Kujtim Ahmeti, përfaqësues i KRU-së “Hidromorava” në Gjilan, mbajti një ligjëratë të shkurtër para nxënësve, duke i njoftuar ata në lidhje me prodhimin, konsumimin dhe kujdesin ndaj ujit në komunën e Gjilanit. Zotëri Ahmeti para nxënësve shpjegoi edhe burimet nga të cilat qyteti furnizohet me ujë dhe se sa ka kapacitete të ujit Gjilani.

Para nxënësve një prezantim të shkurtër pati edhe Andonita Buqinca, ekologe e Green Art Center-Prishtina, e cila në pika të shkurtëra informoi nxënësit se cfarë dobishë kemi nga uji, si duhet ta shfrytëzohme atë, si ta kursejmë dhe ta ruajmë që ta kemi në të ardhmen.

Gjithashtu, edhe doktoresha nga Qendra Rajonale e Shëndetit Publik, Ajhane Gashi, iu përgjigjë pyetjeve të shumta të anëtarëve të Klubeve të Gjelbëra, duke i treguar për cilësinë e ujit të rubinetit dhe për konsumimin e tij, pasiqë sipas doktoreshës, uji që vjenë në rubineta të qytetit të Gjilanit është i sigurtë për pirje.

Vlenë të theksohet se lë për tu habitur interesimi aq i madh i anëtarëve të Klubeve të Gjelbëra, të cilët gjatë gjithë kohës kanë qenë shumë interaktiv, duke u ndërlidhur me parafolësit dhe duke bërë pyetje të natyrave të ndryshme.

Ndryshe, Green Art Center-Prishtina, pas aktiviteteve të mbajtura në Mitrovicë dhe Prishtinë, sot ka përfunduar aktivitetin në Gjilan, ndërkohë mbetet të vazhdohet edhe me disa qytete tjera të Kosovës.

KOMENTE