Nëndega e AKR-së në lagjen e 8-të, në Gjilan, mbajti takimin me banorë dhe simpatizantët e saj, ku para të pranishmëve, u shpalos program i AKR-së, me koalicionin, për zgjedhjet e 11 qershorit.
Kryetari i nëndegës Gëzim Ibrahimi të pranishmëve iu drejtua me një fjalë rasti ku tha se: “Dega e AKR-së dhe nëndega jonë tani jemi të përgatitur si asnjëherë më parë. Ai shtoi se kanë marrë të gjitha masat që në këto zgjedhje të jenë të gatshëm në të gjitha drejtimet”.
“AKR-ja nën udhëheqjen e të madhit Presidentit Behgjet Pacolli ka ofruar një program me një strukturë njerëzish të dëshmuar në shumë fusha si të botës së biznesit, ekonomisë, arsimit, mjekësisë, kulturës me cka AKR-ja është e mbushur me energji të reja dhe potencial të madh në të ardhmen” tha ai.
Kryetari i Degës së AKR-së, njëherësh edhe kandidati për deputet për në Parlamentin e Kosovës, Ismet Hajdini shtoi se ditët janë afruar dhe fitorja tani më veç po ndihet tek qytetarët.
“Ku do që po shkojmë në takime me qytetarë, shihet që programi i AKR-së për qeverisje me partnerët e koalicionit është pranuar shumë shpejt dhe mirë. Pse ndodh kjo? Sepse qytetarët janë lodhur qe sa vite me deklarata boshe dhe të kota nga parti e politikan pa vizion për vendin dhe pa program qeverisës. Ne AKR-ja me presidentin tonë do ti japim madhështinë këtij vendi të nëpërkëmbur që nga udhëheqja e dobët, e papërgjegjshme dhe e korruptuar’ , ka thënë ai.
Përndryshe, drejtues të shtabit zgjedhor të AKR-së, kanë ftuar gjilanasit por edhe Anamoravën në përgjithësi, të dalin në votime me 11 qershor për të bërë një Kosovë madhështore.
*Hapësirë e sponsorizuar – Zgjedhjet Nacionale 2017