PDK e Gjilanit, pas kësaj fitore do ta rikthej edhe komunën në zgjedhjet e ardhshme

PDK e Gjilanit, pas kësaj fitore do ta rikthej edhe komunën në zgjedhjet e ardhshme

Tubimi i sontëm me nëndegët e qendrës së qytetit, dëshmoi një mobilizim të madh në mbështetje për Partinë Demokratike të Kosovës dhe Fillimin e Ri, nga shtresa aktive e qytetit.

Kandidatët e PDK-së edhe sonte shfrytëzuan rastin ti drejtohen elektoratit gjilanas, t’I ofrojnë ofertën më progresive për qytetarët tanë dhe vendin në përgjithësi, që ofron platforma zgjedhore e PDK-së dhe kolaicionit të fitores.

“Premtimet tona janë premtime të njëmendëta dhe të realizueshme, sepse ne kemi besimin tuaj. Nesër do të fillojë heshtja zgjedhore, por ne nuk do të heshtim as nesër, as pas zgjedhjeve në ngritjen e zërit për ju, për interesat tuaja dhe për Kosovën tonë të dashur. – ka thënë zonja Leonora Morina – Bunjaku, e cila ka falënderuar dhe ka shprehë mirënjohjen e saj për bashkëpunimin dhe mbështetjen kudo që ka hasur në mesin e qytetarëve gjithandej hapësirës së Gjilanit.

Në fjalën e tij falënderuese për aktivistët, anëtarët e simpatizantët e PDK-së, organizatën e Rinisë dhe Gruas Demokratike, si dhe mbarë qytetarëve që ka takuar gjatë kësaj periudhe, ku ka gjetë përkrahje të fuqishme për PDK-në dhe kandidatët tanë, kanddiati Zenun Pajaziti, është zotuar se: “Do të angazhohem edhe më shumë se kaq për ta rikthyer PDK-në në pushtet për ta ndalur të keqen e kësaj qeverisje, ashtu siç do ta rikthej shpresën edhe Fillimi I ri, me Kadri Veselin në krye, për Kosovën dhe qytetarët e saj. Ndërsa I ka inkarujuar qytetarët të dalin masovikisht në zgjedhje dhe të votojnë koalicionin e lirisë dhe Partinë Demokratike të Kosovës me kandidatët e saj më të mirë.

*Hapësirë e sponsorizuar – Zgjedhjet Nacionale 2017

KOMENTE