Shefja e shtabit të AKR-së, Dega në Gjilan, Vana Jerliu Ramadani, në debatin me banorët e Përlepnicës tha se janë si asnjëherë më parë të përgatitur në këto zgjedhje, me çka edhe ky debat do të jetë pjesë e rëndësishme e fushatës zgjedhore të 22 tetorit.
Kandidati për asamble, Nuhi Nuhiu nga Përlepnica, në debatin me banorët e pranishëm, shpalosi pikat e programit si ato që kanë të bëjnë me arsim, bujqësi, zhvillim ekonomik, kulturë, rini, sport, Investime kapitale…
-Për arsimin në Përlepnicë, është planifikuar që të kemi një paralele të shkollës profesionale.
-Bujqësia, në komunë të hapet një zyrë këshillimi të bujqve si dhe me këshillim me shoqatat e fermerëve.
Ndërsa investimet kapitale, sipas Nuhiut, do të jenë në:
-Meremetimin e Shtëpisë së Kulturëse.
-Kapërdirjen e pendës(Kanalin) te penda dhe rregullimin e rrugës kah lisi dhe mbjellja e drunjve dekorativ kah lisi.
-Rregullimi i një rruge për këmbësorë,nga penda e deri te “Guri i Shpuem”.
-Shtruarja e trotuareve në rrugët e fshatit,si dhe gjelbërimi I atyre sipërfaqeve dhe mirëmbajtja e varrezave të fshatit.
-Rregullimi i oborrit të shtëpisë së rinisë.
-Fasadimi i Shkollës dhe instalimi i nxehjes në shkollë,
-Projektimi i një salle të kulturës, e financuar nga Ministria e Kulturës e Sportit apo donatorë të tjerë.
Gjithashtu, Nuhiu propozoi që seancat e Kuvendit Komunal dhe Komiteteve të mbahen gjatë vikendit, apo pas ores 18.00, e jo si deri më tani, ku mbi 80% të këshilltarëve ishin mësues, arsimtarë e profesorë, kështu që humbeshin orë të shumta mësimnxënie gjatë procesit mësimor.
Sponsorizuar nga AKR