Xhudisti i Kosovës, Akil Gjakova është kampion i Evropës në xhudo për senior, pasi ai ka dal më i miri duke u stolisur me medalje të artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë.
Akil Gjakova ishte i artë në kategorinë deri në 73 kilogramë. Në këtë rrugëtim për këtë sukses, ai ka shënuar pesë fitore. Raundin e parë e kaloi pa luftë, në të dytën mundi Ido Levin të Izraelit, në raundin e tretë eliminoi gjermanin Anthony Zingg, ndërsa në çerekfinale mposhti Musa Mogushkov të Rusisë. Në gjysmëfinale e mposhti zviceranin, Nils Stamp, ndërsa në finale mundi në shënim të artë izraelitin, Tohar Butbul.
Krahas medaljes së artë, Akili fitoi edhe 700 pikë olimpike.