Java e 28-të në Superligën e Kosovës në futboll sjellë ballafaqimin Llapi – Drita, e për këtë përballje ka folur edhe futbollisti Almir Ajzeraj, sipas të cilit, atmosfera në ekip kurrë s’ka qenë më e mirë, pritet me dhënë maksimumin dhe të arrihet objektivi, trepikëshi.
Futbollisti Almir Ajzeraj tha se ndonëse është ndeshje e vështirë, FC Drita synon fitoren.
“Si çdo ndeshje e kemi analizuar deri në detajin më të vogël kundërshtarin dhe normalisht shkojmë për fitore dhe me u rikthy aty edhe ku e kemi vendin. Besoj që ndaj Llapit do jetë një ndeshje e vështirë, por jo e pa arritur dhe bashkë do ta arrijmë trepikëshin”, theksoi Ajzeraj.
Ai shtoi se atmosfera brenda grupit është maksimalisht e përqendruar dhe në disponim.
“Atmosfera brenda ekipit s’ka qenë asnjëherë më e mirë, secili është i vetëdijshëm për rëndësinë e ndeshjes dhe secili është në formën më të mirë të mundur dhe nesër pritet me dhënë maksimumin”, përfundoi Ajzeraj.
Ndeshja FC Llapi – FC Drita zhvillohet sot më 7 prill, ora 15:00 në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë. /2LONLINE/