Kosova do ta presë nesër në orën 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë Kombëtaren e Anglisë, për ndeshjen e fundit në kuadër të Grupit A kualifikues për Kampionatin Evropian 2020.
Para kësaj ndeshjeje, Kombëtarja e Anglisë do të arrijë në aeroportin “Adem Jashari” sot në orën 18:30, ndërsa trajneri anglez Gareth Southgate do të mbajë konferencë në Prishtinë në orën 19:30.
Kjo ndeshje nuk do të jetë e rëndësisë së lartë për kualifikim, pasi që Anglia e ka siguruar kualifikimin, ndërsa Kosova është eliminuar nga Çekia.