Agjencia për Informim dhe Privatësi në bashkëpunim me Asociacionin e Komunave të Kosovës dhe me mbështetje të Group for Legal and Political Studies në kuadër të Projektit “JUST React”, më 24 tetor prezantuan Udhëzuesin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në Komuna ku morën pjesë Kolegjiumi i zyrtarëve për mbrojtjen e të dhënave personale në Komuna.
Komisionerja e AIP-së, Krenare Sogojeva Dermaku tha se mbrojtja e të dhënave personale në Komuna ka rëndësi të veçantë për qytetarët marr parasysh natyrën e të dhënave personale që pranohen, mbahen dhe ruhen në Komunat e Kosovës. Komsionerja Sogojeva Dermaku tha se Udhëzuesi për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në Komuna ofron mundësinë e hartimit të politikave dhe akteve nën ligjore në komuna me qëllim të mbrojtjes së të dhënave personale të qytetarëve.
Sazan Ibrahimi, Drejtor i Asociacionit të Kosovës tha se për zbatimin e obligimeve ligjore për mbrojtjen e te dhënave personale, Komunat e Kosovës kanë nevojë për mbështetje në ngritjen e kapaciteteve profesionale të zyrtarëve komunal përgjegjës për mbrojtjen e të dhënave personale, ndërsa falënderoi AIP-në në për bashkëpunimin dhe mbështetjen e ofruar për Komunat.
Udhëzuesi për Mbrojtjen e te Dhënave Personale u prezantuat nga eksperti i angazhuar në AIP, z. Drin Grazhdani dhe u mundësua nga mbështetja e Group for Legal and Political Studies në kuadër të Projektit “JUST React” financuar nga Zyra e BE-së në Kosovë. /2LONLINE/