DYLON

Shabani: Do të realizohet projekti i “Stacionit të Autobusëve” me kosto 1,136,010.34 €

Shabani: Do të realizohet projekti i “Stacionit të Autobusëve” me kosto 1,136,010.34 €
Avatar photo Redaksia

Drejtori i Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik, në Komunën e Gjilanit, Enver Shabani është pritur në takim nga Kryeshefi ekzekutiv, Burhan Isufi dhe Stafi menaxhues i Ndërmarrjes Publike Lokale Stacioni i Autobusëve, Gjilan.

“Qëllimi i këtij takimi ka qenë diskutimi rreth fillimit të ndërtimit të ri të Stacionit të Autobusëve në Gjilan, i cili projekt është pjesë e një marrëveshje bashkëpunimi të nënshkruar mes Komunës së Gjilanit dhe Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal (MAPL), e cila synon përmirësimin e infrastrukturës së transportit publik në këtë komunë”, ka bërë me dije drejtori Shabani.

EkoHigjiena

Ai tha se vlera e përgjithshme e këtij projekti është 1,136,010.34 € dhe kohëzgjatja e përfundimit të këtij projekti është për dy vite 2025-2026.

“Gjatë takimit është bashkëbiseduar për të bashkërenditur të gjitha aktivitetet dhe nevojat e zhvillimit të mëtutjeshëm të kësaj ndërmarrje, si digjitalizimi i të gjitha shërbimeve ndaj Qytetarëve dhe Operatorëve Ekonomik dhe për fillimin e zbatimit të menaxhimit sa më efikas të parkingjeve publike-komunale, ka thënë drejtori i DZHE-së, Enver Shabani.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.