Historia ec pa u ndalur. Atë se ndalin as betejat, luftrat e pareshtura, mund të thuhet se vetëm pasurohet. Pak do të kishin rëndësi datat, emrat etj, pa të bëmat e njerëzimit, pa madhështinë e tyre, sakrificën, luftën deri në flijim.
Nga: Izmi Zeka
Ky portret e bënë më të lavdishëm figurën e heronjve e pajis historinë me ngjarje, lavdi deri në frymëzim për jetë më të mirë.
Kësaj historie dhe atë të lavdishme i futet në brendësinë e saj strategu, ideologu, poeti i dhimbjes tani heroi i kohërave moderne Agim Ramadani apo KATANA.
Sot i bënë 54 vite. Kur përmendet Agimi menjëherë memoria ik te kufiri shqiptaro-shqiptar, te lufta heroike e djemve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
As poetët më të mëdhenj nuk do ta arrinin të preknin lirinë sikur që Agimi e preku me vargjet e tij
“/Mu shterrshin sytë nëse pushoj/
/Lirinë tënde me ëndërrue/
/Mallkue qoftë gjaku im/
/Nëse m’vrasin pa luftue/”
Agimi apo Hasan Prishtina i kohërave moderne prehet i qetë. Atë mund ta gjesh kudo, në libra, shtatore, pllaka përkujtimore, buste, mund ta gjesh aty ku historia fillon me lirinë e Kosovës.