/2L ONLINE/ – Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se Policia e Kosovës në stacionin policor në Ranillug është informuar nga personi Serb Shtetas i Kosovës se në fshatin Domoroc të Rranillukut, afër lumit disa fëmijë kishin hasur në dy mjete të dyshimta, njësiti patrullues ka bërë sigurimin e vendit ngjarjes .
“Janë njoftuar dhe kanë ardhur në vendngjarje njësiti i FSK-së , EOD-FSK dhe njësiti i KFOR-it – Amerikan dhe kanë tërhequr dy mjete e dyshimta (projektilë) 100 mm dhe 75 mm .
Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili urdhëron që rasti të mbetet shënim zyrtar dhe të mbyllet me raport të veçantë. /2LONLINE/.