Komuna e Kamenicës përmes një njoftimi për qytetarë, ka bërë me dije se për nder të festës së Kurban Bajramit administrata komunale sot do të punojë deri në orën 14:00.
“Të gjithë ata që duan të kryejnë shërbime komunale mund të paraqiten deri në orën 14:00”, thuhet në njoftim duke iu bashkangjitur edhe apeli për mbajtje distance, përdorim të maskave dhe pastrim të shpeshtë të duarve. /2LONLINE.com/