• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Info+ Viti

U mbajt mbledhja e pestë e rregullt e Kuvendit Komunal të Vitisë

Redaksia 2LONLINE 30 Korrik, 2020 5 min
 U mbajt mbledhja e pestë e rregullt e Kuvendit Komunal të Vitisë

Kuvendi Komunal i Vitisë, ka mbajtur mbledhje pestë të rregullt. Kjo mbledhje me kërkesë të kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka filluar me një minutë heshtje në shenjë respekti për mjekun e QKMF-së, Fadil Zuka nga Pozherani i Vitisë, i cili ka ndërruar jetë ditë më parë.

Ndonëse në këtë seancë janë diskutuar dhe shqyrtuar shumë dokumente me rëndësi, me theks të veçantë është diskutuar për informatën e kryetarit të komunës për periudhën janar-qershor 2020.

Kryetari Haliti duke prezantuar këtë informatë ka folur mbi angazhimin e komunës së Vitisë gjatë këtij gjashtëmujore.

“Angazhimi ynë është fokusuar në identifikimin e sfidave, përkatësisht objektivave në qeverisjen e mirë, të përgjegjshme dhe ligjore. Kundrejt këtyre objektivave, na është dashur të maten indikatorët e përformancës, duke e nxjerr pasqyrën e saktë të gjendjes, si atë të identifikimit, planifikimit dhe implementimit të projekteve, mandej në shërbime publike, të situatës në arsim, shëndetësi, bujqësi dhe të tjerë” u shpreh Haliti.

Ai shtoi se që nga muaji mars kjo komunë është përballur me virusin COVID-19, ku është paraqitur edhe rasti i parë me këtë virus në Kosovë, konkretisht në këtë komunë.

Ai tha se Komuna e Vitisë është mobilizuar dhe ka marrë masa të nevojshme e të domosdoshme për ta menaxhuar situatën si në aspektin shëndetësor por edhe në atë social.

Haliti për këtë falënderoi të gjithë mekanizmave relevant për përkushtimin e tyre në menaxhimin e situatës së krijuar nga pandemia, si dhe bëri me dije se kjo pandemi për gjatë dy muajve ka prekur ndjeshëm edhe zhvillimin e ekonomisë në Komunën e Vitisë. Megjithatë kreu i kësaj komune, potencoi se falë njerëzve të vullnetit të mirë ata ju kanë dalë në ndihmë qytetarëve në nevojë.

“Na është dashur që t`iu dalim në ndihmë familjeve në nevojë, por edhe familjeve tjera të cilave iu është rënduar ndërkohë gjendja financiare. Ne kemi arrit t’i shpërndajmë diku 4452 thasë miell (111300 kg), pako familjare 3810, pako higjienike 401, patate 400 thasë 5/1, patate 1600 thasë 25/1 dhe gjëra të nevojshme elementare për jetesë”, u shpreh Haliti duke falënderuar secilin prej tyre për kontributin e dhënë në të mirën e qytetarëve vitias.

Ndërkaq gjatë kësaj informata ai ka folur edhe për punën e zyrëve, drejtorive dhe në të gjithë sektorët. Ndërkaq këshilltarët e Kuvendit Komunal të Vitisë, kërkuan sqarime shtesë për disa aktivitete të realizuara gjatë këtij gjashtë mujori. Ndërkaq gjatë kësaj seance që ka zgjatur disa orë janë shqyrtuar edhe këto pika të rendit të ditës:

Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e katërt e Kuvendi Komunal. Pasqyrat financiare të buxhetit Komunal për periudhën janar- qershor 2020.

Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për shpalljen në diskutim publik propozim rregulloren për taksa , ngarkesa dhe gjoba për vitin 2021.

Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për shpalljen në diskutim publik propozimin e rregullores për ndryshimin e rregullores për Tatimin në Pronë të Komunës së Vitisë për vitin 2021.

Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për formimin e komisionit vlerësues dhe zbatimin e proceduarave për dhënien e pronës së paluajtshme të komunës në shfrytëzim.

Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit paraprak për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale përmes ankandit publik.

Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për plotësim ndryshimin e vendimit nr.01-110/05-370 të datës. 08.05.2020 për caktimin e lokacionit për ndërtimin e ambulancës shëndetësore në Tërpezë.

Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për caktimin e komisionit për intervistimin, vlerësimin, poentimin e kandidateve të cilët kanë konkuruar në konkurset publike për pozitat Drejtor, zv. Drejtor të shkollave fillore- mesme dhe çerdhes së fëmijëve të komunës së Vitisë.

Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e rregullores për menaxhimin e mbeturinave. Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për miratimin e draft planit komunal për menaxhimin e mbeturinave të komunës së Vitisë 2020-2025.

Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit të Planit Komunal i veprimit për Eficencë të Energjisë (PKVEE) 2019-2021.

Propozim për shqyrtimin dhe miratimin për shpalljen në diskutim publik projekt planin e punës së Kuvendit Komunal të Vitisë për vitin 2021.

Informatë për përfundimin e vitit shkollor 2019-2020 nga DKA- Viti.

Gjithashtu me kërkesën e subjektit politik PDK-së, është hartuar dhe miratuar një deklaratë që konfirmon qëndrimin e përbashkët dhe bindjen e paluhatshme se lufta mbrojtëse e qytetarëve të Kosovës është udhëhequr nga Ushtra Çlirimtare e Kosovës dhe është përkrahur nga forcat e NATO-së dhe që ishte luftë e drejtë dhe e pastër për çlirimin e Kosovës, kundër regjimit gjenocidiale të Sllobodan Miloshovqit…

Kjo deklaratë është nënshkruar nga shefat e grupeve parlamentare të LDK-së, PDK-së dhe AAK-së por nuk është nënshkruar nga grupi parlamentar i LVV-së, të cilët kishin kërkuar disa ndryshime në këtë deklaratë.

Përndryshe seanca e plotë është transmetuar drejtpërdrejtë dhe së shpejti do të publikohet e tëra në platformën e videove YouTube.com dhe në uebfaqën zyrtare të komunës së Vitisë. /2LONLINE.com/

Etiketa:aktuale Kuvendit Komunal të Vitisë seanca
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Info+

Kryetari i Vitisë priti në takim përfaqësues të KEDS-it, u bisedua për

19 Gusht, 2022
Sport

Nuhiu: Jemi përgatitur për ta fituar ndeshjen

19 Gusht, 2022
Nacionale

Ceremoni lamtumirese me rastin e përfundimit të detyrës së  atasheut të Mbrojtjes

19 Gusht, 2022
Nacionale

Të përkrahen bizneset dhe punonjësit për humbjet nga KEDS 

19 Gusht, 2022
Lajme të ngjashme

“Don Bosko”, vjen me risi, fillon edhe me klasat e para, dyta e treta

19 Gusht, 2022

Policia në 24 orë: Shqiptohen 2 mijë e 26 gjoba trafiku

19 Gusht, 2022

Parashikimi i motit për sot e nesër

19 Gusht, 2022

Për Bresalcin dhe fshatrat përreth do të planifikohen investime në buxhetin e vitit 2023

18 Gusht, 2022

SC Gjilani ka përmbyllur bashkëpunimin me futbollistin Blerim Krasniqi, ai do të angazhohet te CS Mioveni rumun

18 Gusht, 2022

Në takim u diskutua rreth sigurisë në komunitet

18 Gusht, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com