Përpjekjet e shqiptarëve për liri e bashkim kombëtar, historikisht kanë nxjerrë figura të shquara intelektuale, patriotike e luftarake ndër shqiptarët.
Këto përpjekje, ilegale dhe shpeshë edhe sheshazi, e kanë pasuruar me emra të mëdhenjë historinë e kombit shqiptar.
Në mesin e këtyre emrave të mëdhenjë, meritueshëm bëjnë pjesë edhe Rexhep Mala e Nuhi Berisha, dy shqiptar me shpirtë liridashës që përjetësuan emrat e tyre në historinë e kombit, duke zënë vendin e merituar në altarin e lirisë.
Në të ftohtin e janarit, në natën ndërmjet datave 11 e 12, të vitit 1984, Rexhep Mala e Nuhi Bersisha ranë heroikisht në përleshje me forcat e regjimit famëkeq serb, në “Kodrën e Trimave” në Prishtinë.
Të dy këta heronjë, u bënë shembull që motivoi shumë të rinjë e të reja të ndjekin rrugën e tyre për liri. Sakrifica e tyre, u shndërrua në këndellje të përgjithshme qytetare, duke qenë të bindur se pa përpjekje e luftë, pa aktivizim gjithëpopullor, nuk ka mundësi të fitohet liria.
Të gjitha proceset e mëpastajme në Kosovë, ishin vazhdimësi e vizionit dhe përpjekjeve të Rexhep Malës, Nuhi Berishës e shumë emrmavë të tjerë ndër shqiptar.
Lavdi jetës dhe veprës së heronjëve e dëshmorëve të kombit, thuhet në komunikatën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në Gjilan.