DYLON

Rënia e Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës motiv shtesë për brezat që kishin ideal çlirimin e Kosovës

Rënia e Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës motiv shtesë për brezat që kishin ideal çlirimin e Kosovës
Avatar photo Redaksia

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në profilin e tij ka përkujtuar dy veprimtarë e lëvizjes kombëtare, Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha të cilët kanë rënë heroikisht 35 vjet më parë.

Ja postimi i plotë:

Në historinë e re të Kosovës, janari hyri si muaj i heroizmit dhe lavdisë, në saje të sakrificës së vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës, më 17 janar 1982. Ndërkaq, sot e 35 vjet më parë, në një qëndresë heroike përballë aparatit policor serb e jugosllav, ranë trimërisht dy veprimtarë të shquar të lëvizjes kombëtare: Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha. Rënia e tyre u bë motiv shtesë për brezat që kishin ideal çlirimin e Kosovës. Lavdi heronjve të Janarit! HTH

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.