Sokol Haziri nënkryetar i AAK-së së Gjilanit ka thënë se ky subjekt politik mendon se pritjet nuk janë realizuar për një fillim të mbarë shkollor në komunë të jetë një fillim i suksesshëm dhe nxënësit të fillojnë mësimin në kushte dhe rrethana të premtuara nga pushtetarët tanë.
Ai tha se një shembull tipik i papërgjegjësisë është rasti i shkollës në Zhegër , objekti i të cilës nuk është i sigurt e në të cilën nxënësit për çdo ditë rrezikohen edhe pse që nga 2008 është nis puna për objekti ne ri dhe nuk ka shenja që mund të bëhet gati për këtë vit, bile nuk e di a do të mund të bëhet edhe për vitin e ardhshëm.
Haziri po ashtu ka përmendur edhe shkollën fillore “Rexhep Elmazi” ku nxënësit do të mësojnë sërish në banka , që sipas tij, për ka inventar janë të vjetra dhe mund të jenë po ato ku ka mësuar edhe ai, pra nuk ka lëvizje përpara.
Haziri tha se janë në dijeni se lidhur me ndërtimi ne shkollës një pjesë të përgjegjësisë e ka edhe Qeveria e Kosovës, përkatësisht MASHT-i por edhe kreu komunal mbanë përgjegjësi në këtë çështje, në ngecjen punëve.
Haziri po ashtu solidarizohet me kërkesat e mësimdhënësve për paga dhe kushte të dinjitetshme për paga të dinjitetshme dhe kushte më të mira të punës, ndërkohë që premtimet e pushtetit për rritje rrogash janë premtime elektorate të parakohshme.
Për Aleancën as përzgjedhja e drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve nuk është bërë sipas kritereve të duhura dhe se për këtë subjekt, ato mund të quhen lirisht emërime e jo zgjedhje, nga se në ato pozita kanë ardhur militantë të partisë në pushtet apo të aleatëve të tyre.
“Për ata që janë emëruar për menaxher të shkollave në komunën e Gjilanit, AAK konsideron se në bazë të informacioneve të konfirmuara, që të gjithë janë partizanë politikë, janë militantë politik të PDK dhe aleatëve të saj. Ne e kundërshtojmë këtë formë dhe jemi kundër që arsimi të menaxhohet nga militantët e partive politike sepse angazhohemi për një arsim të de-politizuara”, ka thënë Haziri.
Më pas Haziri ka përmendur emrat e drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve të zgjedhur duke përmendur tutje se u takojnë apo janë të afërt me subjektin politik që udhëheq me Gjilanin apo të aleatëve të saj.
Ndryshe, Haziri tha se nuk dëshirojnë të paragjykojnë por nga ajo që shihet, sipas tij, edhe procesi i zgjedhjeve të mësimdhënës, do të shkojnë në këtë mënyrë të gabuar. /2lonline/