Në takimin e Degës së AAK-së në Gjilan u debatua në lidhje me rastin e kryetarit Ramush Haradinaj dhe në këtë mbledhje kryesia doli me një qëndrim:
Dega e AAK-së në Gjilan shpreh shqetësimin dhe indinjatën rreth vendimit të gjykatës së Francës për vendimin jo të drejtë të marrë nga institucionet franceze, i cili është në kundërshtim ndaj të gjithave normave dhe konventave ndërkombëtare, pasi që kryetari Haradinaj e ka dëshmuar pafajësinë e tij dy herë në gjykatën ndërkombëtare të Hagës.
Duke u bazuar në civilizimin dhe popullin francez, ende besojmë dhe shpresojmë që drejtësia franceze do të japë verdiktin e drejtë përfundimtar për lirimin e Kryetarit Ramush Haradinaj.
Gjithashtu, Dega e AAK në Gjilan, kërkon nga institucionet relevante vendore dhe ndërkombëtare, që me mekanizmat përkatës të ndikojnë drejtpërdrejtë në lirimin e Haradinaj.