DYLON

PDK: “Dieta”që po e trash Lutën e po e t’hollon Komunën

PDK: “Dieta”që po e trash Lutën e po e t’hollon Komunën
Avatar photo Redaksia

“Dieta buxhetore”, që vazhdon ta proklamojë Lutfi Haziri tash e tri vjet, nuk është asgjë tjetër pos kamuflim, pas së cilës fshihet pangopësia e kryetarit të një komuneje si ky, të dështuar në secilën fushë të qeverisjes komunale.

Kështu nis reagimi i PDK-së së Gjilanit, sjellë përmes Shefik Surdullit nga Zyra për Informim e këtij subjekti politik.

“Se Lutfi Haziri po e dëmton rëndë buxhetin e komunës dhe po shkakton humbje të mëdha financiare, duke joshur përmes tenderëve të majmë, biznese të caktuara që janë të afërta me te, e në anën tjetër, disa kompani i përjashton nga e drejta për të kontraktuar punë dhe shërbime përmes ligjit të prokurimit, flasin një mori rastesh, të identifikuara nga Komisioni për Ekonomi dhe Financa i Degës së PDK-së në Gjilan”, thuhet tutje në reagim.

EkoHigjiena

Sipas këtij reagim it degës së PDK-së, vendimi i Gjykatës Ekonomike në Prishtinë me nr.484/14 i datës 07.10.2016 e ka detyruar komunën e Gjilanit që të paguajë mbi 139 mijë euro dhe 3.5% kamatën ligjore në emër të paditësit “SAS” shpk, për arsye të shkëputjes së njëanshme, që e ka bërë Lutfi Hazirit përmes një urdhërese politike dhe jo ligjore, të kontratës që ka të bëjë me sigurimin fizik të objekteve komunale dhe shkollore.

Në aktvendimin e gjykatës thuhet se operatori ekonomik “SAS” i ka kryer të gjitha shërbimet sipas rregullave të kontratës së lidhur me komunën e Gjilanit dhe nuk ka pasur asnjë vërejtje paraprake.

“I vetmi arsyetim i Lutfi Hazirit për shkëputjen e kontratës, ishte “kostoja e lartë e financiare”, ndërkaq tani, për të tretën herë radhazi, është duke shpallur tender në vlerë edhe më të madhe, të planifikuar mbi 800 mijë euro.

Shih për këtë, Zyra e prokurimit është duke tentuar që këtë kontratë ti jap kompanisë së preferuar të kryetarit të komunës dhe dy herë ka përjashtuar kompaninë e cila kishte dal fitues me ofertën me çmimin më të ulët”, thuhet tutje në reagim.

Për PDK-në e Gjilanit, modeli i paprecedent që po aplikohet në komunën e Gjilanit, është eliminimi i të gjitha kompanive nga konkurrenca për të marr punë dhe kontrata, e të cilat nuk janë financues të LDK-së dhe të Lutfi Hazirit.

Kjo po ndodhë përmes kurdisjes së tenderëve, përmes ndryshimeve jo ligjore të kushteve dhe kritereve me qëllim të përshtatjes për kompanitë me të cilat po i negociojnë paraprakisht çmimet e tenderëve.

Agjensioni Kundër Korrupsionit i ka anuluar komunës së Gjilanit së paku 6 tenderë, me arsyetimin se prokurimi ka vendosur kritere jashtë kuadrit ligjor dhe duke bërë diskriminim dhe trajtim jo të barabartë të kompanive ofertuese.

Partia Demokratike e Kosovës dega në Gjilan, sërish i bënë thirrje kryetarit të komunës së Gjilanit, që të ndalë këto veprime jo ligjore, që të mos i shkaktoj edhe më tej humbje të mëdha financiare buxhetit të komunës, të mos i dëmtojë kompanitë sipas “shijes” së tij politike dhe të mos i keqpërdorë tenderët me qëllim të joshjes dhe financimit të aktivitetit të tij politik dhe të partisë së tij, thuhet në fund të reagimit, që i bashkëngjiten edhe fotot e mëposhtme.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.