Zyrtarët e komisionit zgjedhor në Ukrainë, thanë se 44 kandidatë janë regjistruar për të garuar në zgjedhjet presidenciale të 31 marsit.
Në mesin e 44 kandidatëve është edhe Presidenti aktual i Ukrainës, Petro Poroshenko, kryeministrja Ylia Tymoshenko, politikanë e deri të artistë e komedian.
Presidenti Poroshenko do të garojë për mandatin e tij të dytë pesëvjecar dhe është zotuar për arritjen e anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian dhe NATO.
Sondazhet e fundit kanë shfaqur se kryeministrja Yulia Tymoshenko dhe komediani Volodymyr Zelensky, janë rivalët më të ngushtë të Poroshenkos në zgjedhjet e 31 marsit.
Poroshenko, 53 vjeçar, një nga personat më të pasur në Ukrainë, mori pushtetin në protestat massive pro-evropiane, që ndikuan në largimin e presidentit Viktor Yanukvcych, i afërt me Rusinë.