DYLON

Ministri Maqedonci mirëpret gazetarët nga Ukraina

Ministri Maqedonci mirëpret gazetarët nga Ukraina
Avatar photo Redaksia

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, priti në takim gazetarët nga Ukraina, të cilët janë të strehuar në Kosovë, si pasojë e luftës në vendin e tyre. Ai shprehu kënaqësinë e tij për këtë takim të veçantë me gazetarët ukrainas, për të cilët Kosova është bërë shtëpia e dytë e tyre.

Ministri theksoi se ndonëse larg atdheut të tyre, Ukrainës, gazetarët ukrainas përmes artikujve të tyre vazhdojnë të shpërfaqin dhe të mbrojnë të vërtetën e pamohueshme të invazionit të paprovokuar të Federatës Ruse mbi Ukrainën.

EkoHigjiena

“Si një shtet që kemi kaluar luftën e kuptojmë dhimbjen që sjellë, por po ashtu jemi thellësisht të bindur që në fund do të fitojë e drejta, do të fitojë populli i Ukrainës. Fitorja e tyre është fitore e gjithsecilit që beson në vlerat e demokracisë, është fitore e secilit popull që ka sakrifikuar shumë për lirinë”, tha ndër të tjera ministri Maqedonci duke shtuar se Kosova do të vazhdojë mbështetjen e pakursyer për Ukrainën brenda të gjitha kapaciteteve që ka.

Ministri Maqedonci konfirmoi se këtë javë do të niset pakoja e parë e mbështetjes ushtarake, ndërsa është duke u përgatitur pakoja e dytë, që përbëhet nga mijëra predha të mortajave. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.