Do të kem qenë e vogël nga shqetësimet e nënës sime, merrnin orë të tëra të gjumit, gjersa babushi kthehej, e kush vënte gjumë në sy. Gjyshja, do ishte e para që përlotej nga gëzimi dhe gjersa unë bashkë me Lumin (vëllaun) dhe Benin (motrën) vraponim për ta përqafuar babushin.
Nani ndërsa nuk ndalej kërkonte kujdes, “Milloshi, do tē lenë fëmijët nē rrugë”. Kështu zaten, do ishin shumë ditë e netē të veprimtarisë së babushit në LDK, si njëri ndër themeluesit dhe veprimtarët e saj,gjersa fotografija e Ibrahim Rugovēs, e varur në mur ishte bërë sinonim i asaj se nuk ka çmim që po ndalte rrugën e lirisë!
Nga: Valentina Bunjaku – Rexhepi
Shtati rezistencës paqësore po merrte hovë, bisedat informative të babushit, përjashtimi nga puna, mbyllja e shkollave po vazhdonte dhe unë tashmë, po mësoja shijen e lotsjellsit, dhe dhunën në supe në protestat për Liri, demokraci dhe pavarësi!
Në rrugëtimin tim,kam dashur gjithmonë të mos pranoj sintagmën se femrave u duhet tu ipen të drejtat e meritura, ngase mendoj se ato të drejta i kanë dhe femrat janë ato që nuk u duhet lëmoshë, por hapësirë që ato përvetësojnë nga meritat dhe puna që bejnë!
Fitova në zgjedhjet lokale të vitit 2013, si kandidatja më e votuar për asamble jo vetëm në Anamoravë.
Si Kryesuesja e parë femër e Kuvendit Komunal në Giilan i falenderohem kryetarit Haziri dhe FG në Gjilan,ndërsa më vonë si deputete në Parlamentin e Kosovës, kam shprehur përkushtim se femra sot në Republikë po merr vendin e merituar ngase e meriton!
Presidentja Atifete Jahjaga, sot Vjosa Osmani Kryetare e Kuvendit, kanë dëshmuar se ka dhe mijëra gra e nëna të cilat përpos dashurisë në familje pasqyrojnë punë të sukseshme ku do nē sferat e jetës!
Leonin e pata lindur në ditët më të rënda, qē po kalonte Kosova në vitin 1999.Ardhja e tij në jetë,gjendja e vendit dhe popullit tonë u perzien me emocionet e lirisë në Republiken e Kosovës.
Njezet vjet me vonë në zgjedhjet e fundit parlamentare Leoni, po bëhej pjesë e angazhimeve elektorale. E kam parasysh një takim, gjersa në foltore më zunë sytë Babushin, pranë kishte Leonin.
Mu kujtua, forografia e Presidentit Rugova në mur. Tre breza po i bëhen rrugëtimit të LDK -së, Republika po ecën drejt konsolidimit dhe ajo mbahet në supet e gjeneratave.
Në pervjetorin e 30-të LDK, po marim përgjegjësi të reja,ta bëjmë këtë vend të trashëgohet brez pas brezi.
Jam e lumtur, nëse sado pak kam kontribuar në kalanë dardane të Ibrahim Rugovës.
Janë testament i Presidentit, liria, demokracia dhe pavarësia dhe rrugëtimi euro-atlantik drejt integrimeve dhe zhvillimit.
Atë që nisëm ne do ta vazhdojnë brezat në vazhdim….LDK dhe Kosova ecin bashkë në rrugëtimin e qëllimeve të përbashkëta dhe ne jemi udhëtarë në këtë lokomotivë !!
Zoti e bekofte Republikën tonë
#LDK30vjet.