Abeja apo lufta ballë për ballë. është kjo filozofia e njërit prej strategëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Dhe jo vetëm kaq është shumë më komplekse biografia dhe jeta që tani prehet i qetë i Bekim Berishës që luftën për çlirim e shndërroi në jetë, humanizëm e çka jo.
Shkruan: Izmi Zeka
Abeja siç e thërrisnin bashkëluftëtarët po të studiohet në thellësi paraqet kompleksivitetin e luftërave për çlirim duke i dhënë imazh filozofisë humane e njerëzore që ka bashkëdyzim lirinë e popujve.
Heronjtë kanë diçka të veçantë nuk janë rastësi as përtej tokës së shtruar, kanë artin, shpirtin mbi jetët përtej të jetuarit në individualitet që lindin të tillë dhe ata bëjnë historinë .
“Ishte i ngritur dhe ka folur katër – pesë gjuhë. Kjo flet mjaft se për çfarë personaliteti bëhet fjalë, edhe pse jeta e tij në një pjesë të madhe është misterioze dhe nuk është lehtë të kompletohet tërë mozaiku i saj.
“Marrë parasysh një legjendë të veçantë e madhështore, unë si bashkëluftëtar i tij, kam ndjerë nevojën të di sa më shumë për këtë burrë që e mbrojti me tërë shpirtin Kroacinë dhe do të përpiqem që ai të mos harrohet”, ka thënë koloneli në pension Ivica Pandža Orkan, invalid kroat i luftës.