DYLON

Haziri falënderon Policinë e Kosovës për arrestimin e personit që ngacmoi seksualisht një fëmijë

Haziri falënderon Policinë e Kosovës për arrestimin e personit që ngacmoi seksualisht një fëmijë
Avatar photo Redaksia

Pas lajmit të publikuar në Gazetën Express lidhur me veprimet e një personi të moshuar i cili shihet tek ngacmon seksualisht një fëmijë të moshës minore, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka falënderuar Policinë e Kosovës për efikasitetin në arrestimin e tij.

Haziri ka thënë se ngjarjet e tilla janë të patolerueshme, të dënueshme dhe toleranca ndaj tyre duhet të jetë zero.

“Besoj shumë që prokuroria dhe gjykata e shtetit do ta thonë fjalën e tyre dhe me këtë t’i bëhet me dije të gjithëve se veprimet e tilla të turpshme janë të patolerueshme në Gjilan dhe kudo në Republikën e Kosovës”, ka thënë Haziri. ​

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.