12 zyrtarë të InspektoratiT Policor i Kosovës (IPK), përfunduan sot trajnimin pesë ditor “Fotografimi i fshehtë”.
Ky trajnim i cili u mbajt në objektin e IPK-së në Hajvali, u organizua dhe u mbështet nga Bashkimi Evropian nën udhëheqjen e NI-CO (Northern Ireland Cooperation Overseas), në kuadër të projektit ‘Mbështetje e Reformës së Policisë së Kosovës’.
Qëllimi i trajnimit ishte fuqizimi i kapaciteteve profesionale të zyrtarëve të IPK-së në fushën e hetimit dhe vëzhgimit.
IPK ka përfituar edhe me trajnime tjera të specializuara nga ky projekt ku zyrtarët e IPK-së kanë pasur mundësinë të përfitojnë njohuri shtesë nga fusha e inteligjencës dhe hetimeve nga përvojat e ekspertëve nga Irlanda e Veriut. /2LONLINE/