DYLON

Kryetari Rahimaj pret në takim përfaqësues të shërbimit LMT në Kosovë

Kryetari Rahimaj pret në takim përfaqësues të shërbimit LMT në Kosovë
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka pritur sot në takim komandantin e shërbimit të LMT-së në Kosovë, Skylar Zenisek, Rreshterin Lee Elliot, bashkë me ushtarë të tjerë që tani kanë nisur shërbimin e tyre në vendin tonë.

I pari i komunës ka thënë se gjatë këtij takimi është diskutuar për sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve të Kameniës si dhe bashkpunimin mes dy palëve.

EkoHigjiena

“Kam pritur sot në takim Skylar Zenisek, komandant i shërbimit të LMT-së në Kosovë, Rreshterin Lee Elliot bashkë me ushtarë të tjerë që tani kanë nisur shërbimin e tyre në vendin tonë.

I informova se çfarë po punohet momentalisht dhe i sigurova për bashkëpunim konstant me ta.

Siguria dhe mirëqenia e qytetarëve është parim edhe i yni si institucione, por bashkëpunimi me shërbimet e huaja mund ta ndihmojë dhe sofistikojë atë”, ka thënë Kryetari Rahimaj. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.