Më datën 14 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 420 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 119 raste pozitive.
Numri total i rasteve pozitive është 5.237 raste nga 29.060 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 112 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Më datë 14 korrik 2020, janë shëruar 92 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.462 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.663.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 63 raste, komuna Gjakovë 12 raste, komuna Drenas 6 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Podujevë 5 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Ferizaj 2 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Gjilan 2 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Kaçanik 2 raste, komuna Lipjan 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste, komuna Obiliq 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Kamenicë, Kllokot, Mitrovicë dhe Rahovec.