Në kuadër të aktiviteteve të realizuara nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, e komunës së Kamenicës, për nderë të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit, nën dirigjimin e udhëheqësit të Teatrit “Lulëkuqja”, Muharrem Hoda, sot është mbajtur Marshuta skenike e 110 fëmijëve të këtij teatri.
Numri prej 110 fëmijëve është simbolikë e 110 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.
Kjo Marshutë kishte për qëllim defilimin e 110 fëmijëve nga Shtëpia e Kulturës “Isa Kastrati”, rrugës “Sëkndërbeu” deri tek përmendorja e dëshmorëve “Vëllezërve Krivaqa” dhe “Agush Isufi” si dhe dëshmorit “Besnik Marovca”.
Pas defilimit të fëmijëve është mbajtur program kulturor në sallë brenda të pranishmëve. /2LONLINE/