• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Gjilan Info+

Në prag të 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, në Gjilan vihet gurthemeli i shtatores së heroit, Ramiz Cernica

Redaksia 2LONLINE 25 Nëntor, 2022 5 min
 Në prag të 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, në Gjilan vihet gurthemeli i shtatores së heroit, Ramiz Cernica

Në prag të 110-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, në Gjilan është vendosur sot gurthemeli i shtatores së heroit të Kuvendit të Kosovës në Prizren më 1945, deputetit të popullit shqiptar, tribunit të kombit, Ramiz Cërnica, e cila është organizuar nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës, Alban Hyseni, e ku pos familjes së heroit, kanë marrë pjesë edhe personalitete nga niveli lokal e qendror dhe nga Maqedonia e Veriut.

Kryetari Hyseni tha me këtë rast se ndihet i privilegjuar që si pushtet lokal dhe qeverisje e re, në cilësinë e kryetarit të Komunës, të vendosë gurthemelin e njërit prej figurave më të mëdha të historisë së popullit shqiptar.

“Që në moshë të re, Ramiz Cernica, i frymëzuar dhe edukuar nga babai i tij dhe nga tradita patriotike e familjes dhe popullit të tij shqiptar, hyri në lëvizjen kombëtare, për t’i qëndruar besnik deri në vdekje idealeve të larta të lirisë. Për veprimtarinë e tij patriotike, ai u ndoq dhe u persekutua tërë jetën, u burgos dhe u dënua disa herë, madje edhe me 20 vjet burgim, por kurrë nuk u thye e as nuk u gjunjëzua”, ka thënë kryetari Hyseni.

Përfaqësuesi i Këshillit organizativ, Ismet Sylejmani, tha se janë sot të gjithë bashkë për të nderuar një gjigant për qëndrimin e tij madhor me dinjitet të lartë kombëtar e me guxim epik të pashembullt.

Deputeti i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Ali Ahmeti, ka thënë se në këtë ngjarje ka dy gëzime.

“Gëzimin e parë e kam sepse gëzohet Rexhep Mala e Nuhi Berisha për vendosjen e këtij tribuni këtu, ndërkaq gëzimi i dytë është rinia, djalëria nuk e harron historinë, por ngrit shtatore të derdhur në bronz për Ramiz Cernicën. Të lumtë Alban, sepse një nga shqetësimet që ma paraqesin njerëzit është se ‘a thua gjeneratat që do të vinë pas do të jenë vlerësues të të gjithë atyre sakrificave që ka pasur kombi ynë’. Kjo është vepra më kapitale që një djalë i ri, kryetar i Komunës, nuk e harron të kaluarën sepse di ta ndërtojë të ardhmen”, ka thënë Ahmeti.

Në emër të Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, i cili tha se kjo ngjarje është madhështore jo vetëm për Gjilanin, Karadakun e Gollakun, por për të gjitha trojet shqiptare.

“Ramiz Cernicën, përveç që e patëm në qenien tonë shpirtërore, të veprimtarisë madhështore patriotike, sakrificës e heroizmit unikal si dhe idealin e lirisë, sot atë po e rikthejmë në mesin tonë edhe të skalitur në bronz, me shtatoren madhështore”, është shprehur zëvendësministri Syla.

Në emër të familjes së heroit Ramiz Cernica, ka folur djali i tij, Abdyl Hoxha, i cili ka falënderuar strukturat komunale për përkrahjen për vendosjen e kësaj shtatore. /2LONLINE/

Etiketa:aktuale Gjilan gurthemeli heroit Pavarësisë së Shqipërisë Ramiz Cernica rekomandojmë shtatores
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Gjilan

LDK-ja tregon se cilat ishin rekomandimet e saja për tatimin në pronë

3 Shkurt, 2023
Shneta

MSH: Kapacitete të shtuara diagnostikuese në Klinikën Radiologjike

3 Shkurt, 2023
Policia

Kërkohet për krime lufte kundër popullsisë civile

3 Shkurt, 2023
Gjilan

Kuvendarët e Gjilanit miratuan kërkesën për lirimin e qytetarëve nga tatimi në

3 Shkurt, 2023
Lajme të ngjashme

LDK-ja tregon se cilat ishin rekomandimet e saja për tatimin në pronë dhe rivlerësimin e vitit 2023

3 Shkurt, 2023

MSH: Kapacitete të shtuara diagnostikuese në Klinikën Radiologjike

3 Shkurt, 2023

Kërkohet për krime lufte kundër popullsisë civile

3 Shkurt, 2023

Kuvendarët e Gjilanit miratuan kërkesën për lirimin e qytetarëve nga tatimi në pronë deri në vlerën 100 euro

3 Shkurt, 2023

Ngritja profesionale e ushtarakëve objektivë e FSK-së

3 Shkurt, 2023

Zbardhëllimë (tregimi që u vlerësua me çmimin e dytë)

3 Shkurt, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com