Klubet e futbollit në Kosovë iu janë rikthyer garave këtë fundjavë, me ndeshjet e fazës së 1/8 së finales së Kupës së Kosovës dhe se, pas katër ndeshjeve të luajtura dje, sot me orar ishin edhe katër ndeshjet tjera, në mesin e të cilave edhe ajo mes skuadrës gjilanase FC Drita dhe Rilindja 1974.
Skuadra gjilanase FC Drita kaloi në fazën tjetër me fitoren e arritur sot ndaj skuadrës nga Liga e Parë, Rilindja 1974, në një ballafaqim ku gjilanasit dominuan dhe shënuan dy herë në pjesëlojën e parë dhe një në të dytën. (Besnik Krasniqi 13’, Blend Baftiu 18’, Blerim Krasniqi 54’).
Rezultatet e ballafaqimeve të ditës së sotme:
Drita – Rilindja 1974 3:0
Trepça ‘89 – Llapi 4:3 (2:2 koha e rregullt)
Dukagjini – Dinamo 1:0
Ballkani – Vëllaznimi 1:0
Përndryshe ja rezultatet e ballafaqimeve të së shtunës:
Gjilani – Prishtina 0:0 ( 1:4) pas ekzekutimit të penalltive
Suhareka – Prishtina e Re 3:1
Vjosa – 2 Korriku 4:1
Feronikeli 74 – Malisheva 1:3.
Të kualifikuara në çerekfinale: Drita, Prishtina, Suhareka, Vjosa, Malisheva, Ballkani, Dukagjini dhe Trepça ‘89. /2LONLINE/