Ragmi Mustafa: Kryeministri i Kosovës Haradinaj partner strategjik për të ardhmen

Ragmi Mustafa: Kryeministri i Kosovës Haradinaj partner strategjik për të ardhmen

Kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare në Preshevë ka uruar Ramush Haradinaj për postin e ri kryeministër i Republikës së Kosovës.

“Republika e Kosovës është edhe shtet i Yni, jam i bindur që bashkëpunimi ynë i ngushtë do të vazhdojë dhe në të ardhmen, në përmbushjen e qëllimeve tona të përbashkëta”, ka shkruar me stjerash Mustafa.

Shkëlqesisë së Tij, Ramush Haradinaj

Kryeministër i Republikës së Kosovës,

Preshevë, 11. shtator 2017

Më lejoni që në emrin tim dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare t’ Ju shpreh urimet më të përzemërta e vëllezërore me rastin e zgjedhjes Tuaj Kryeministër i Republikës së Kosovës.

Marrëdhëniet tona janë marrëdhënie mes vëllezërish e njëherazi gur themeltar partneriteti strategjik për të ardhmen.

Republika e Kosovës është edhe shtet i Yni, jam i bindur që bashkëpunimi ynë i ngushtë do të vazhdoje dhe në të ardhmen, në përmbushjen e qëllimeve tona të përbashkëta.

Cilado qofshin vështirësitë që do të mund të shfaqen, kam bindje të fortë se në bashkëpunim me Qeverinë e re të koalicionit, të drejtuar prej Jush, realizimi i prioriteteve të agjendës së përbashkët do të përshpejtohet.

Shprehë bindjen time më të thellë se me gjithë përkushtimin Tuaj dhe të ekipit bashkëveprues në teren, do të realizoni përcaktimet programore që padyshim do të kontribuojnë në zhvillimin e mëtejmë të shoqërisë dhe ngritjen e standardeve jetësore.

Në fund, z.Haradinaj, shumë shëndet e suksese Juve.

Përshëndetje të përzemërta,

Dr.Sc.Ragmi Mustafa, kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare

BURIMI: Titulli.com

KOMENTE