Luta, nuk do me dëgjue asgjë më për PAN-in

Luta, nuk do me dëgjue asgjë më për PAN-in

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri ka shkruar në profilin e tij në facebook edhe njëherë atë që po e deklaron shpesh se me koalicionin PAN, nuk do të ketë më kurrfarë bashkëpunimi.

Për më tepër, ai ka shkruar se ata (PDK) e kanë helmuar pusin ku kanë pi ujë vetë dhe se prej tyre nuk do të dëshirojnë asnjë lloj ftese për bashkëpunim.

“Jo presje, po pikë është për këtë punë” ka shkruar Haziri.

Ja postimi i plotë Hazirit

Në IMAZH të RTK theksova se koalicioni i LDK është unik dhe i bashkuar. Ne po e presim certifikimin e rezultatit zgjedhor e më pas kryetarët e partive të koalicionit do të ulen dhe do ta definojmë rrugën paszgjedhore. Besojmë që do ta vazhdojmë së bashku.
Sa i përket bashkëpunimit me PAN, nuk dëshirojmë të dëgjojmë asnjë lloj ftese. Jo presje, po pikë është për këtë punë. Ata e kanë helmu pusin ku kanë pi ujë vetë. PDK nuk ka të drejt morale e as politike që të kërkoj bashkëpunim me neve. Ata e zgjodhën AAK, Nismën dhe Listën Serbe. Ky është qëndrim zyrtar i kryesisë së LDK dhe askush jashtë kësaj nuk mund të flas për asnjë çështje.

E, një kaptinë e re bashkëpunimi po hapet me Lëvizjen e Kuqe sepse më herët raporti me ta ka qenë kundërshtues, protestues, e akuzues, besa edhe cenues. Siç po shihet, kjo histori po mbyllet nga lidershipi i asaj partie. Neve na bashkojnë dy pika të rëndësishme: legjitimiteti politik dhe programi kombëtar. Ne do të bisedojmë me ta sepse së bashku i kemi 61 deputetë. Jemi shumica legjitime parlamentare.

Por, LDK nuk pranon bisedime me kushte. Avdullah Hoti mbetet nominimi i ynë deri në zgjedhjen kryeministrit të ri dhe kryeministri në detyrë ta dorëzoj mandatin. LDK qe 28 vjet ka qenë determinuese e shtetit të Kosovës. LH

KOMENTE