DYLON

LDK-ja e Gjilanit kërkon anulimin e konkursit në QKMF

LDK-ja e Gjilanit kërkon anulimin e konkursit në QKMF
Avatar photo Redaksia

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Dega në Gjilan përmes një komunikate të lëshuar Zyra për Marrëdhënie me Publikun, ka kërkuar anulimin e konkursit në Qendrën  Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), duke e kritikuar pushtetin aktual se, nga konkursi në konkurs, po bënë super skandale që po e përcjellin përzgjedhjen e të “preferuarve” të pushtetit komunal. 

Në këtë reagim të LDK-së thuhet se: “Përveç nepotizmit tipik, ku punësohet “shokët e ngushtë”, “gratë” e drejtorëve dhe “militantët” partiakë, tani kemi edhe shkelje drastike të Udhëzimit Administrativ(MPMS) Nr. 07/2017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik. Absurditeti i këtij konkursi është se testi me shkrim ka qenë pa pikë të përcaktuara, pra, kandidatët gjatë testimit nuk e kanë ditur se me sa pikë vlerësohet një pyetje. Kjo paraqet shkeljen e Nenit 10, Pika 2 të Udhëzimit Administrstiv (MPMS) Nr.07/2017, ku kërkohet që çdo pyetje duhet të përmbajë pikët e caktuara”.

EkoHigjiena

Në tej thuhet se “me këtë mendësi ata kanë lejuar edhe “lojën” me pikë për të favorizuar kandidatët e tyre të preferuar. Në listën preliminare, kandidatja me 79 pikë, që u rangua e pesta, në listën përfundimtare doli e dyta me 89 pikë.

E, shkelja tjetër e bërë në këtë konkurs, gjithnjë sipas LDK-së, është edhe vonesa e publikimit të listës definitive. Neni 11, Pika 9, përcakton se Komisioni Përzgjedhës, pas përfundimit të intervistës me procesverbal përpilon brenda tri ( 3) ditësh listën definitive. Lista definitive është publikuar 6 ditë pas testit me gojë të kandidatëve. 

“Këtij administrimi komunal po i vie era myk në shëndetësi. I bëjmë thirrje organeve kompetente të shtetit tonë që ta hetojnë këtë skandal. Ky konkurs duhet të anulohet”, thuhet në fund të komunikatës të lëshuar nga Zyra për Marrëdhënie me Publikun e LDK-së në Gjilan.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.