Haziri përgëzon znj.Sherifi, e zgjedhura në mesin e 10 Grave të Shquara të Skocisë

Haziri përgëzon znj.Sherifi, e zgjedhura në mesin e 10 Grave të Shquara të Skocisë

Kreu i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, përmes një postimi në profilin e tij ka uruar znj Remzije Sherifi nga Gjilani, e cila është zgjedhur në mesin e 10 Grave të Shquara të Skocisë për vitin 2017.

Haziri ka thënë se sukseset si ky, përveç që na gëzojnë shumë dhe na bëjnë krenarë, japin edhe shembullin e mirë se gratë shqiptare mund të arrijnë suksese të jashtëzakonshme në vendin tonë dhe kudo në botë.

Ja postimi i plotë i Hazirit:

Zonja që po e shihni në foto është Remzije Sherifi nga Gjilani, e cila është zgjedhur në mesin e 10 Grave të Shquara të Skocisë për vitin 2017. Ajo, me sukses po e udhëheq shoqatën “Maryhill Integration Network”. Sukseset si ky, përveç që na gëzojnë shumë dhe na bëjnë krenarë, japin edhe shembullin e mirë se gratë shqiptare mund të arrijnë suksese të jashtëzakonshme në vendin tonë dhe kudo në botë. I uroj suksese të mëtejme zonjës Sherifi. LH

KOMENTE