DYLON

Kryetari i Gjilanit, inspekton punimet e disa projekteve

Kryetari i Gjilanit, inspekton punimet e disa projekteve
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me drejtorin për Shërbime Publike, Infrastrukturë e Banim, Mentor Mihovcin, kanë parë nga afër disa nga projektet të cilat po realizohen.

I pari i Gjilanit, tregoi se kanë vizituar disa vendpunime.

EkoHigjiena

Sipas tij “Jonuz Terstena”, tashmë është në fazën përfundimtare. Shtresa e dytë dhe e fundit e asfaltit po finalizohet.

Më tek Alban Hyseni, tha se punimet në zgjerimin e rrugës “Hamdi Kurteshi”, po vijojnë me intensitet të lartë.

“Projekti madhor për Gjilanin, në rrugë të duhur drejt finalizimit gjatë këtij viti”, tha kryetari Hyseni.

Më tej i tregoi se, Kult Qendra është projekti i fundit, që kanë vizituar sot. Aty po punohet në përgatitje të pllakës së dytë të betonit.

“Për artin, kulturën, kinemanë, teatrin dhe galerinë e qytetit”, tha nê fund kryetari Hyseni. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.