DYLON

Javë me bereqet për skuadrat gjilanase

Javë me bereqet për skuadrat gjilanase
Avatar photo Redaksia

Java e 29-të e Superligës së Kosovës në futboll doli të jetë javë me bereqet për skuadrat gjilanase, pasi që të dyja skudrat që bëjnë gara në elitën e futbollit kosovar, Drita dhe Gjilani shënuan fitore tejet të rëndësishme, skuadra e parë në garën për titull kampioni, ndërsa skuadra tjetër në “luftën” e saj, për t’i ikur zonës së barazhit.

Në një ndeshje me plotë gola, në stadiumin e qytetit në Gjilan, FC Drita ka mundur Lirinë me rezultat 4 me 2.

EkoHigjiena

Realizatorë për skuadrën bardh e kaltër:, Meris Maliqi 8’, Blerim Krasniqi 49′, Fluturim Domi [autgol] 57′ dhe Albert Dabiqaj 85′. Derisa, skuadra e Lirisë shënoi dy herë në fund të takimit, gola të pamjaftueshëm për të ndikuar në epilogun e takimit.

Drita me këtë fitore ka 57 pikë dhe e pozicionuar në pozitën e dytë, dy pikë më pak se lideri Ballkani, i cili poashtu sot fitoi ndaj Feronikelit ’74.

Edhe skuadra tjetër gjilanase, SC Gjilani ka realizuar sot një fitore shumë të rëndësishme, madje duke e mundur si mysafirë një skuadre si Prishtina, me rezultat 3 me 1. Lojtarët si Kushtrim Shabani 57’, Qëndrim Ismajli 71’ dhe Oltion Bilalli 90’+3’ me  i dhuruan Gjilanin tri pikë të vlefshme dhe tani kjo skuadre ka 33 pikë dhe ndodhet në pozitën e 7-të të tabelës së klasifikimit.

Janë këto tri pikë shumë të vlefshme për skuadrën kuq e bardh, për t’iu shmangur barazhit edhe për faktin se pretendenti tjetër, që  synon të largohet nga kjo zonë, Feronikeli ’74 , sot ka pësuar humbje dhe mbetet në pozitë ne 8-të, por tani me 30 pikë. 

Nesër në orar janë edhe ndeshjet tjera të kësaj jave: Dukagjini – Llapi e Fushë Kosova – Malisheva./2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.