DYLON

Rashiti: Gjilani e ka marr teposhtëzen ekonomike

Rashiti: Gjilani e ka marr teposhtëzen ekonomike
Avatar photo Redaksia

Riad Rashiti, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), dega në Gjilan, ka thënë se Komuna e Gjilanit e ka marr teposhtëzen ekonomike, niveli i realizimit të investimeve kapitale ka rënë prej 97% në vitin 2022 në 70% në 2023.

“Qeverisja e Vetëvendosjes në Gjilan mund të mburret se ka kaluar vetëm komunën e Ranillugut e cila ka realizuar 69% të investimeve, sepse asnjë komunë tjetër nuk është ma poshtë se sa komuna jonë që ka ra përtokë”, ka thënë Rashiti.

EkoHigjiena

Ai shtoi se Komunat e Kosovës të cilat po udhëhiqen nga PDK, i prijnë realizimit deri në 99% të investimeve kapitale.

“Gjilani është në gjendje bllokade dhe alarmi, sepse të mos mundësh me i realizua projektet e planifikuara në 2023 dhe të mbesin 28 milion euro suficit, është dëmi më i jashtëzakonshëm që iu është bërë qytetarëve të komunës tonë, që nga paslufta e këndej”, ka thënë kreu i PDK-së së Gjilanit. Riad Rashiti.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.