Haradinaj: Kosova ka humbur një njeri të përkushtuar për lirinë e demokracinë e saj

Haradinaj: Kosova ka humbur një njeri të përkushtuar për lirinë e demokracinë e saj

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka shkruar në llogarinë e tij në facebook, se me dhimbje të thellë e kishte marrë lajmin për vdekjen e hershme të Bajram Rexhepit, një personaliteti të rëndësishëm në vend.

Ja postimi i tij i plotë:

Me dhimbje të thellë kam marrë lajmin për vdekjen e hershme të Bajram Rexhepit, një personaliteti të rëndësishëm në vend.

Kosova ka humbur një njeri të përkushtuar për lirinë e demokracinë e saj, ish-kryeministrin e parë të saj, që ka udhëhequr së bashku me forcat tjera politike me procesin e vështirë të rimëkëmbjes së vendit dhe një mjek të shkëlqyer që ka ndihmuar njerëzit në kohë lufte e paqeje.

Në këto çaste të dhimbjes jemi bashkë me familjen, miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij.

I qoftë i lehtë dheu.
RH

KOMENTE