Dita Ndërkombëtare e Epilepsisë është një ngjarje e veçantë që promovon ndërgjegjësimin mbi epilepsinë në më shumë se 120 vende çdo vit.
Çdo vit, të hënën e dytë të shkurtit njerëzit bashkohen për të festuar dhe nxjerrë në pah problemet që hasin personat me epilepsi, familjet dhe kujdestarët e tyre.
Me mesazhin për kujdes dhe vëmendje të shtuar ndaj pacientëve të diagnostikuar me epilepsi, është shënur Dita Ndërkombëtare Kundër Epilepsisë.
Në aktivitetet e organizuara nga Klinika e Neurologjisë, në bashkëpunim me Shoqatën Kundër Epilepsisë, u tha se ende ekziston stigma, apo paragjyskimi për personat që kanë këtë sëmundje dhe nevojitet më shumë sensibilizim i popullatës dhe profesionistëve shëndetësorë në lidhje me këtë sëmundje.
Valbona Govori, kryetare e Shoqatës Kundër Epilepsisë, foli në lidhje trajtimin që ju bëhet pacientëve që janë të diagnostikuar me këtë sëmundje.
Ajo tha se ende këta persona janë të stigmatizuar nga shoqëria dhe nevojitet më shumë punë nga mantelbardhët dhe shoqëria në tërësi.
Në anën tjetër, drejtori i Kinikës së Neurologjisë, Nexhmedin Shala, foli për tretmanin mjekësor që marrin në kuadër të klinikës pacientët e prekur nga kjo sëmundje.