Organizuar nga Qendra për Trajnime e Asociacionit të Komunave të Kosovës në bashkëpunim me DEMOS-in është mbajtur punëtoria trajnuese treditore për Zyrtarët Komunal të Komunikimit me Publikun.
Arsim Osmani nga AKK-ja, Arblir Prieva nga DEMOS-i dhe Bekim Dobra – Kryesues i Kolegjiumit për Komunikim me Publikun kanë paraqitur para të pranishmëve qëllimin dhe përmbajtjen e trajnimeve, e të cilat kanë ardhë si nevojë dhe kërkesë e vetë Zyrtarëve Komunal.
Në dy ditët e para janë trajtuar temat si menaxhimi i mediave sociale, ekosistemi i mediave sociale në Kosovë, si funksionon algoritmi i mediave sociale si të përcaktohen dhe zgjidhet platforma dhe target i synuar për plasimin e lajmeve etj.
Në ditë e tretë është trajtuar tema e adresimit të formave të platformës për konsultime me publikun dhe përditësimi i të dhënave në Platformë.
Trajner të këtyre sesioneve ishin Valon Canhasi dhe Muhamet Qeriqi. /2LONLINE/