DYLON

A po shkon gjithçka sipas planit të Serbisë, në Veri të Kosovës?!

A po shkon gjithçka sipas planit të Serbisë, në Veri të Kosovës?!
Avatar photo Redaksia

Skruan: Arsim Kastrati

Serbia, me Rusinë e zhytur në baltën e Ukrainës deri në fyt, nuk dëshiron që tani të nënshkruaj marrëveshje të mëdha me Kosovën, nën mbikëqyrjen e BE-së dhe të Amerikës. Asaj, më tepër do ti shkonte për shtati, shtyerja e bisedimeve serioze për normalizimin e raporteve me Kosovën.

EkoHigjiena

Serbisë mbase edhe mund t’i konvenojnë trazirat në Kosovë, nëse ka planifikuar që në këtë mënyrë ta forcojë pozicionin negociues dhe bisedimet i çmon të pashmangshme, me kushtin që faji për to t’u mbetet udhëheqësve institucional të Kosovës.

Njëqind t’zeza mos u bafshin por, faji ka me na mbet neve sepse, do të thuhet se për do targa filloi gjithçka.

Tash nëse institucionet e Kosovës nuk mund t’i rregullojnë vet problemet në veriun e rebeluar, ky territor dhe njerëzit aty, fitojnë edhe më shumë peshë politike. E kjo politikë e tyre, dihet mirë, është politikë autonomiste, politikë për kantonizimin e Kosovës.

Druaj se, sa herë që tentohet të rregullohen punët në veriun e Kosovës, duke mos i marr parasysh këshillat e Amerikës, problemet tona vetëm do të zmadhohen.

Sa herë që e ngucë ngatërresën, nga e cila nuk mund të çlirohesh vet por, duhet me të çlirua dikush tjetër, vetëm se e thellon më tepër, atë dhe plagët e saj!

Nëse qeveria jonë i ka parashikuar telashet në veri kur e ka nisë këtë punën e targave dhe ka llogaritë dhe vazhdon të llogaris në intervenimin e instancave politikoushtarake ndërkombëtare për shukatjen e tyre atëherë, është dashur dhe duhet t’i dëgjojë këshillat e Amerikës.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.