DYLON

Kryetari Hyseni e përkujton aktivistin Astrit Dehari

Kryetari Hyseni e përkujton aktivistin Astrit Dehari
Avatar photo Redaksia

Kreu i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka bërë me dije se bashkë edhe me të tjerë, drejtues të lartë  të institucioneve tona,  minsitra e deputet dhe aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje nderuan e përkujtuan aktivistin Astrit Dehari.

“Ne, aktivistët e Lëvizjes, Astritin e kemi shembull, ai është frymëzim e shtytje për angazhimin tonë. Rrugëtimi i Lëvizjes sonë ka qenë i vështirë. Sakrifica e aktivistëve përveç që është motivuese, ajo na obligon që këtë rrugëtim dhe qëllimet tona t’i jetësojmë me nder e përkushtim maksimal, çdo ditë”, ka shkruar kryetari Hyseni në profilin e tij.

EkoHigjiena

Postim i plotë i Hysenit:

6 vjet pa shokun, aktivistin, studentin, patriotin shembullor Astrit Dehari

Bashkë me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, kryetarët e komunave nga LVV, ministra dhe shumë deputetë e aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, si dhe familjarë, nderuam e përkujtuam aktivistin Astrit Dehari.

Po bëhen 6 vjet nga vrasja e tij në burgun e Prizrenit. Ai mbahej në paraburgim, pa aktakuzë, rrjedhimisht edhe pa gjykim.

Ne, aktivistët e Lëvizjes, Astritin e kemi shembull, ai është frymëzim e shtytje për angazhimin tonë. Rrugëtimi i Lëvizjes sonë ka qenë i vështirë. Sakrifica e aktivistëve përveç që është motivuese, ajo na obligon që këtë rrugëtim dhe qëllimet tona t’i jetësojmë me nder e përkushtim maksimal, çdo ditë.

Lavdi jetës dhe veprës së aktivistit Astrit Dehari! /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.