Komandanti i Stacionit të Policisë në Gjilan Agim Lipovica, në kuadër të fushatës ndërgjegjësuese “16 ditë aktivizëm kundër dhunës në familje”, ka prit në takim zyrtarët komunalë.
Bashkë me nënkryetaren e Komunës Leonora Morina Bunjakun, zyrtaren për Barazi Gjinore dhe koordinatore e Mekanizmit Kundër Dhunës, Linditë Salihun, drejtorin për Shëndetësi, Hekuran Rapucën, drejtorin e Qendrës për Punë Sociale Mursel Zymberin e zyrtarë të tjerë, kanë diskutuar lidhur me masat për parandalimin e kësaj dukurie.
Aktivitetet e përfaqësuesve komunalë kanë vazhduar edhe në bashkëbisedim me komandantin e Stacionit të Policisë në Gjilan Agim Lipovica, i cili ka treguar lidhur me aktivitetet, situatën dhe veprimet e organeve të ndjekjes kundër dukurisë së dhunës në familje.
Po ashtu zyrtarët komunalë kanë vizituar edhe Qendrën për mbrojtjen dhe rehabilitimin e grave dhe fëmijëve “Liria” Gjilan ku për aktivitetet u njoftuan nga drejtoresha Nazife Jonuzi.
Zyrtarët e këtyre mekanizmave janë dakorduar për thellimin e bashkëpunimit, me qëllim të zvogëlimit të dhunës në familje. /2LONLINE/