Është realizuar takimi në mes nënkryetarëve të Komunës së Gjilanit dhe Ranillugut lidhur me zgjidhje e problemit të ujit të pijes për banorët e kodrës së Përlepnicës e Ropotovës.
Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina Bunjaku, tha se bashkëpunimi ndër rajonal ka rëndësi të madhe.
Më tej ajo shtoi se Komuna e Gjilanit, është e gatshme të ndihmoi në mënyrë që banorët të kenë ujë të pijes dhe që ky problem jetësor të zgjidhet.
Nënkryetari i Komunës së Ranillugut, Artan Dubova, tha se banorët e kësaj zone duhet të kenë ujë të pijes. Kodra e Përlepnicës e Ropotovës. Bashkëpunimi me Komunën e Gjilanit, do të vazhdoi me qëllim që kjo çështje të zgjidhet.
Kryeshefi i KRU Hidromorava, Ymer Salihu, tha se investimet bëhen nga komuna dhe KRU vetëm menaxhojmë e mirëmbajmë rrjetin. Kur të bëhet zgjidhje duhet të jetë e duhur. Vlera e këtij projekti ka koston e mbi 160 mijë euro, e cila do të realizohet nga Liqeni i Përlepnicës.
Fatmir Maloku, kryesuesi i Komitetit për Komunitete në Komunën e Ranillugut, tha se banorët e Kodrës së Ropotovës nga viti 2013, kanë bërë kërkesa të vazhdueshme dhe asnjëherë nuk kanë gjetur bashkëpunim që të ketë ujë të pijes si pjesë jetike dhe kërkohet që të ketë ujë të pijes.
Vlladica Aritonoviq, nënkryetari i Ranillugut tha se po mundohen të bëjnë zgjidhje për atë pjesë.
Drejtori i Organizatës së Sigurisë dhe Bashkëpunimit në Evropë (OSBE), për rajonin e Gjilanit Igli Totozani, tha se çështja e ujit të pijes është shumë e rëndësishme për banorët.
Sipas tij të dy komunat duhet të gjejnë mundësi të financimit dhe ky projektet të realizohet bashkërisht me një memorandum bashkëpunimi. Ky takim është mbështetur nga OSBE-ja. /2LONLINE/