Për dy ditë me radhë, në Qendrën e Trajnimit të Asociacionit të Komunave të Kosovës, është mbajtur punëtoria me grupin punues të Zyrtarëve Komunalë për Menaxhimin e Mbeturinave. Qëllimi i kësaj punëtorie ishte lansimi platformës online të Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës për raportimi për mbeturina.
Me këtë rast zyrtari nga AMMK dhe përfaqësuesi nga kompania që është duke zhvilluar aplikacionin kanë prezantuar para zyrtarëve të komunave platformën online të raportimit për mbeturina dhe kanë ofruar informacione mbi mënyrën e përdorimit dhe raportimit të të dhënave. Gjatë trajnimit janë diskutuar edhe modalitetet dhe praktikat komunale të raportimit për mbeturina në kuadër të Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës.
Platforma online e raportimit për menaxhim të mbeturinave është zhvilluar në kuadër të Memorandumit të Mirëkuptimi ndërmjet GIZ dhe AKMM që ka për qëllim që përmes bashkëpunimit dypalësh të krijohet një baze për funksionalizmin e një sistemi të qëndrueshëm të monitorimit dhe raportimit për mbeturina komunale.
Përmes kësj platforme AMMK synon krijimin e një sistemi të qëndrueshëm të raportimit përmes digjitalizimit të formularëve të standardizuar të raportimit, në mënyrë që të sigurohet që të dhënat e mbledhura të shfrytëzohen për planifikimin strategjik të investimeve kapitale në sektorin e menaxhimit të mbeturinave.
Pjesë e aktiviteteve për zhvillimin e platformës është edhe ngritja e kapaciteteve për administrimin dhe azhurnimin e kësaj platforme digjitale, informimi i të gjithë akterëve përkatës për vënien në përdorim të platformës së re digjitale, sigurimin e qëndrueshmërisë se softuerit të bazuar në internet me qëllim të raportimit, monitorimit dhe vlerësimit të të dhënave komunale të menaxhimit të mbeturinave dhe aktivitete të tjera që ndërlidhen mirëmbajtjen e qëndrueshme të sistemit. /2LONLINE/