DYLON

Në dy raste të ndara, arrestohen dy persona të dyshuar

Në dy raste të ndara, arrestohen dy persona të dyshuar
Avatar photo Redaksia

Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), në dy raste të ndara arrestojnë dy të dyshuar.

Në rastin e parë, një person i dyshuar është arrestuar nën dyshimin e kryerjes së veprës penale ‘falsifikimi i parasë’. Tek i dyshuari: H.P., (viti i lindjes 1997, mashkull kosovar), janë gjetur dhe konfiskuar 1100 (njëmijë e njëqind) euro, 11 bankënota nga 100 euro. Këto bankënota dyshohet të jenë të falsifikuara. Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit i dyshuari dërgohen në mbajtje deri në 48 orë.

EkoHigjiena

Në rastin e dytë, po ashtu sot, hetuesit policorë nga Sektori për Hetimin e Korrupsionit, në flagrancë kanë arrestuar të dyshuarin: B.R., (viti i lindjes 1972, mashkull kosovar), nën dyshimin e përfshirjes në veprën penale ‘marrje ryshfeti’. I dyshuari, oficer korrektues në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, dyshohet se ka mundësuar futjen e disa gjërave të ndaluara në Qendrën e Paraburgimit në Prizren për një person të paraburgosur. Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit i dyshuari dërgohen në mbajtje deri në 48 orë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.