Vushtrria dy javw para fundit të kampionatit ka siguruar rikthimin në Superligë. Kjo edhe falë humbjes së Besës nga Vëllaznimi me rezultat të thellë, 4:0.
Në dy javët e fundit do të luftohet për pozitën e dytë ndërmjet Dukagjinit, Besës e Vëllaznimit me ekipin nga Klina që ësht larg elitës vetem një fitore.
Ndërkohë, luftë e ashpër do të zhvillohet në pjesën e poshtme të renditjes ku shumë skuadra po e kërkojnë mbijetesën.