“Shkolla e Mesme Teknike “Mehmet Isai” në Gjilan, gjithnjë e më shumë po merr vëmendjen e merituar si nga aspekti i investimeve ashtu edhe nga fokusi, që po i jepet lidhjes së tregut të punës me arsimin profesional”, bëhet e ditur në faqen zyrtare të kësaj shkolle, për të shtuar se në kuadër të kësaj, kjo shkollë, priti në vizitë përfaqësuesit e lartë të MASHT-it në krye me Agim Krasniqin, përfaqësuesit nga Agjencioni për Aftësim dhe Arsim Profesional, Muhamer Ibriqi e Artan Sinani, përfaqësuesin e donatorit Fahredin Gylemer nga Republika e Turqisë, Recep Gunduz, si dhe përfaqësues të DKA-së.
Ja postimi i plotë:
Shkolla e Mesme Teknike “Mehmet Isai” në Gjilan, gjithnjë e më shumë po merr vëmendjen e merituar si nga aspekti i investimeve ashtu edhe nga fokusi, që po i jepet lidhjes së tregut të punës me arsimin profesional.
Në kuadër të kësaj, Shkolla jonë, priti në vizitë përfaqësuesit e lartë të MASHT-it në krye me Agim Krasniqin, përfaqësuesit nga Agjencioni për Aftësim dhe Arsim Profesional, Muhamer Ibriqi e Artan Sinani, përfaqësuesin e donatorit Fahredin Gylemer nga Republika e Turqisë, Recep Gunduz, si dhe përfaqësues të DKA-së.
Si temë takimi ishte donacioni turk për kabinetin e Makinerisë, profili Dirigjim i Makinave me CNC, që kohë më parë iu dha shkollës sonë nga miqtë nga Turqia. Ky donacion ishte në pajisje mjete të avancuara të teknologjisë së fundit që iu bënë dhuratë nxënësve tanë.
Ishte konstatim i përbashkët që shkolla jonë ka krijuar kushte mjaftë të mira për përgatitjen sa më
adekuate të nxënësve me nevojat e tregut të punës, por edhe përgatitjen bazike për studime post diplomike.
Drejtoresha Lumnije Tahiri, i njoftoi mysafirët edhe për investimet e fundit që janë bërë në shkollën tonë, për donacionet e ndryshme nga donatorë si ky nga miqtë nga Turqia, si dhe për planifikimet që shkolla jonë po bënë në ngritjen e vazhdueshme të cilësisë së këtij institucioni.
Në takim nga ana e zyrtarëve nga MASHT-it, u theksua edhe aspekti i aplikimit të mësimit dual në shkollat tona profesionale me qëllim të aplikimit të modeleve evropiane edhe tek ne. /2LONLINE/