Dekani i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, ka pritur në takim zyrtarë të KUSA nga Ambasada Amerikane në Kosovës. Qëllimi i këtij takimi ishte prezantimi nga ana e KUSA-s i Programit të Granteve për Mbështetjen e Universiteteve që është një program vjetor i cili synon të mbështesë arsimin e lartë në Kosovë në zhvillimin e tyre të mëtejshëm.
Për këtë dekani Artan Dërmaku ka shpreh interesim dhe bashkëpunim, ku sipas tij grantet e Ambasadës Amerikane dhe të tjera, që janë në të mirë zhvillimit institucional, janë gjithmonë të mirëseardhura për UKZ-në.
Ndryshe, këtë vit Ambasada e SHBA-së në Kosovë jep 50,000 dollarë për projekt për Institucionet e Arsimit të Lartë në Kosovë, duke mbështetur IAL-në për të adresuar sfidat e zhvillimit social dhe ekonomik përmes kërkimit, zhvillimit dhe shërbimeve shtesë për të mbështetur fakultetet dhe studentët.
Të drejtë që të paraqesin një aplikim kanë Institucionet e Arsimit të Lartë (IAL) dhe/ose OJQ-të, veprimtaria e të cilave fokusohet në arsim. Institucioni duhet të caktojë një koordinator të projektit i cili do të jetë përgjegjës për zbatimin e projektit.
Objektivat e kësaj thirrjeje për propozime janë:
Objektivi 1: Mbështetja e aktiviteteve dhe iniciativave inovative të Institucioneve të Arsimit të Lartë (IAL) për të harmonizuar kurrikulat e tyre mësimore me nevojat aktuale të tregut të punës.
Objektivi 2: Mbështetja e aktiviteteve të lidhura me ngritjen ose funksionalizimin e qendrave të kërkimit dhe zhvillimit (R&D) të IAL-ve akademike.
Objektivi 3: Mbështetja e aktiviteteve të rrjetit të të diplomuarve dhe angazhimit brenda IAL
Gjithsej 270,000 dollarë do të shpërndahen për këtë raund të programit. Institucionet mund të aplikojnë minimumi 10,000 dollarë dhe maksimumi 50,000 dollarë për një projekt.
Institucionet/organizatat inkurajohen të ndajnë kostot nëse kërkojnë të zbatojnë një projekt në shkallë të gjerë. Ndarja e kostos nuk është e detyrueshme.
Periudha e zbatimit të projektit është jo më shumë se dy muaj pas datës së paraqitjes së aplikimit. Çdo projekt duhet të përfundojë brenda një periudhe 12-mujore nga data e fillimit të tij.
Dokumentet e aplikimit janë:
Formulari i aplikimit
Formulari i buxhetit në ($)
Narrativa e justifikimit të buxhetit
Biografi e shkurtër e anëtarëve të ekipit (maksimumi 3 faqe për të gjithë anëtarët)
Për kohën e aplikimit do të njoftoheni me kohë.